Maqedoni

Gostivari nesër pa ujë për pije

21.12.2017 09:58

Ndërmarrja Publike e Gostivarit "Komunalec" për nesër paralajmëron ndërprerje në furnizimin me ujë për pije përmes ujësjellësit të qytetit....

Si shkak theksohet sanimi i defektit në tubacionin kryesor F-500 në afërsi të fshatit Zdunjë.
 
Nga "Komunaleci" i Gostivarit theksojnë se punët për evitimin e defektit do të fillojnë në orën 09:00, por për shkak të natyrës së defektit, nuk mund të saktësohet sa kohë do të nevojitet sanimi dhe kur furnizimi me ujë do të normalizohet./Mia