Botë

Melburn, 13 të lënduar nga një sulm me veturë

21.12.2017 11:40

Policia australiane ka arrestuar dy persona pasi njëri prej tyre ka drejtuar një veturë drejt këmbësorëve në qytetin Melburn...

Është raportuar se të paktën 13 persona janë lënduar. Vetura ka goditur “një numër këmbësorësh” në qendër të qytetit, ka thënë policia shtetërore “Viktoria”. Policia ka thënë se ka arrestuar drejtuesin e makinës dhe një tjetër person që ishte me të, por nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë nëse incidenti ishte i lidhur me terrorizëm.

Ambulanca shtetërore ka thënë se 13 persona janë dërguar në spital, disa prej tyre në gjendje serioze. Mediat lokale kanë njoftuar për 19 persona të lënduar. Incidenti ka ndodhur në rrufën Flinders, në kohën kur zona ishte e mbushur me persona që po vizitonin tregun e Krishtlindjeve.