Maqedoni
Çair, një i ri është qëlluar mbrëmë me armë zjarri
21.12.2017 12:01
Një person është qëlluar mbrëmë me armë zjarri në rrugën “Xhon Kenedi” të komunës së Çairit...

Policia e ka konfirmuar incidentin duke bërë të ditur se është qëlluar personin me iniciale B. I. 24 vjeç. Menjëherë pas incidentit në vendin e ngjarjes arritën ekipet e ndihmës së shpejtë dhe 24 vjeç është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup, por nuk u mbijetoi plagëve të marra.
Ndërkohë, Prokuroria Publike - Shkup së bashku me ekipin për hetim të MPB-së ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe sipas tyre “vrasja ka ndodhur në afërsi të vendbanimit të personit të vrarë, në rrugën “Xhon Kenedi”, përballë Shkollës së Mesme “Cvetan Dimov”, në lagjen Çair të Shkupit. Gjetjet fillestare janë se krismave i ka paraprirë një zënkë verbale mes viktimës dhe kryerësit, pas çka kryerësi ka shkuar të marrë armën dhe ka vrarë djalin 24 vjeçar. Plagët e marra kanë shkaktuar vdekjen, ndërsa kryerësi është në arrati”,- thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike.
