Botë

Izraeli arreston 6 të dyshuar për vrajsen e palestinezit

06.07.2014 16:58

Autoritetet e Izraelit kanë raportuar se i kanë arrestuar disa njerëz, që besohet se janë hebrenjë...

Autoritetet e Izraelit kanë raportuar se i kanë arrestuar disa njerëz, që besohet se janë hebrenjë, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e një të riu palestinez.
 
Gazeta izraelite Haaretz ka raportuar se janë arrestuar 6 njerëz lidhur me këtë rast, i cili ka shkaktuar disa ditë të trazirave në Jerusalem.
 
Palestinezët kanë thënë se ishte vrasje hakmarrëse e kryer nga hebrenjtë ekstremistë, për vrasjet aktuale të tre të rinjëve izraelitë, që ishin rrëmbyer muajin e kaluar në Bregun Perëndimor.
 
Trupat e tyre të pajetë janë gjetur javën e kaluar, ndërsa i riu palestinez, Abu Khudair, konsiderohet se ishte vrarë vetëm disa orë pas ceremonisë së varrimit të të rinjëve izraelitë.
 
Një zyrtar Izraelit i ka thënë sot agjencisë AP se hetuesit kanë konkluduar se vrasja ishte bërë për shkak të motiveve “nacionaliste”.
 
Nuk ka pasur detaje të tjera për identitetin e të arrestuarve.