Maqedoni

Kompletimi i Qeverisë, sot pritet takimi Zaev - Sela

21.12.2017 12:12

Për sot është paralajmëruar mbajtja e takimit mes liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryeministrit, Zoran Zaev...

Ata duhet të qartësojnë qëndrimet rreth asaj nëse Aleanca për Shqiptarët do të pranojë të heq dorë nga posti i ministrit të Shëndetësisë dhe të marrë në drejtim zëvendëskryeministrin për reforma.

Nga Qeveria kanë konfirmuar se propozimet për plotësimin e vendeve në ekzekutiv Kuvendit do t’i adresohen si paket propozimesh dhe siç tha zëdhënësi  qeveritarë, Mile Boshnjakovski, për postin e ministrit të Shëndetësisë do të propozohet kuadri i LSDM-së, Venko Filipçe.

Por, gjithçka do të sqarohet në takimin e sotëm Sela - Zaev, megjithëse ende nuk është njoftuar vendi i takimit, por burime partiake kanë njoftuar se ai pritet të mbahet rreth orës 14. Paraprakisht nga LSDM dhe BDI kanë deklaruar se edhe pa Aleancën për Shqiptarët Qeveria i posedon numrat e mjaftueshëm për të mbijetuar.