Rasti “Toplik”, në mungesë të avokatëve anulohet seanca
Për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës të cilët gjatë ditës së sotme janë të angazhuar në rastin “Trust”, u anulua seanca e parë për rastin e PPS-së “Toplik”...

Në këtë rast për shitje të tokës ndërtimore në Sopishte të Shkupit akuzohet ish-ministri, Mile Janakieski, dhe pesë persona të tjerë. Sipas akuzës, Janakieski, si person drejtues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka formuar Komision për ankande publike, të cilit i ka urdhëruar të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokën ndërtimore për ndërtim të kompleksit elitar “Qyteti i diellit” në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.
Nga dëshmitë, sipas PPS-së, del se për shkak të ndërprerjes së kontratës me fajin e Ministrisë, Ministria është detyruar t’i paguajë në vlerë prej 1 milion eurove borxh dhe interes të parakohshëm personit juridik “San siti”. Gjykatësja, Tatjana Mihajllova, pas debatit mes mbrojtjes dhe prokurorisë rreth datës së gjykimit vendosi që 30 janari të jetë seanca e radhës.
