Maqedoni

Punësime për shfrytëzuesit e ndihmës sociale

06.07.2014 17:04

Ministria e Punës dhe Politikës sociale paraqiti shpallje publike për të papunsuarit të cilët janë shfrytëzues ndihmë sociale për punësim të subvencionuar...

Ministria e Punës dhe Politikës sociale paraqiti shpallje publike për të papunsuarit të cilët janë shfrytëzues ndihmë sociale për punësim të subvencionuar.
 
Me këto masa Ministria do të subvencionon punëdhënësit të cilët do të hapin punësime të reja për shfrytëzuesit e ndihmës sociale .Ministri i Punës dhe Politikës sociale Dime Spasov ju bëri thirje të gjith shfrytëzusve të ndihmës sociale që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të aplikuar. 
 
“Subvencionet do të përmbajnë shumën e 17 mij denarëve mujore për gjashtë muaj , prej të cilave 14 mij denarë pagë bruto për personin e punësuar dhe tre mijë denarë për punëdhënësit për cdo të punësuar ne periudhe gjashtë mujorëshe .Punëdhënësit nuk guxojnë të japing paga më të ulëta se subvencionet e parapara dhe e ka për obligim që tua vazhdojnë punën edhe pas skadimit të gjashtë mujorëshit të punësimit të subvencionuar”, shprehet ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov. 
 
Buxheti i paraparë për këtë program është 12.750.000 denarë ndërsa të gjith të papunësuarit mund të aplikojnë deri 24 Korrik në 30 qendrat për punësim.
 
ZEJXHANE OSMANI