Maqedoni
Likovë, ka filluar rregullimi i shtratit të lumit
21.12.2017 15:23
Në një ceremoni rasti sot në Likovë kanë filluar aktivitetet për rregullimin e shtratit të lumit në Likovë...

Bëhet fjalë për një projekt kapital që kap shumën prej mbi 200 mijë euro, mjete këto të siguruara nga UNDP.
“Ky projekt ka kushtuar 200 mijë dollarë dhe me të parashikohet të rregullohen këto 400 metra. Komuna e Likovës ka potencial të madh për t’u zhvilluar nëpërmjet lokacioneve të bukura dhe ambienteve natyrore. Ndonjëherë këto hapësira mund të shkaktojnë rreziqe, përfshirë përmbytjet. Shpresojmë që me rregullimin e kësaj çështje mund të kontribuojmë në ardhmërinë e këtij komuniteti”,- deklaroi Luiza Vinton nga UNDP.
“Ne si ministri kemi një bashkëpunim me UNDP-në, në veçanti me zonjën Luiza Vinton, e cila bëri të pamundurën për ta ndihmuar këtë komunë, por edhe më gjerë në nivel të shtetit. Unë uroj që kryetari i komunës t’i vazhdojë projektet në të mirë të qytetarëve”,- deklaroi ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku.
“Sot në fshatin Likovë vazhdon rregullimi i lumit të Likovës, i cili do të financohet nga UNDP, ku mjetet në vlerë prej 10 milionë denarë janë siguruar. Ky lum do të vazhdojë të ndërtohet deri në përfundimin e sipër”,- theksoi kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Sipas parashikimeve, projekti për ndërtimin e shtratit të lumit të Likovës pritet të përfundojë deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.
NEXHAT AQIFI
