Maqedoni

Ulet çmimi i tokës ndërtimore, Sugarevski: stimulohet sektori privat, tërheq investitorë

21.12.2017 16:26

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareveski, paralajmëroi ulje të çmimit të tokës ndërtimore shtetërore në 58 komuna...

Me çmim prej 70 denarësh për metër katrorë me marrëveshje të drejtpërdrejtë do të mundet të blihet nga persona juridikë të cilët do të kompletojnë parcelën për ndërtimin e objekteve me karakter social.
 
Ai shtoi se kjo masë do të stimulojë sektorin privat, do të tërheqë investitorë të rinj dhe do të kontribuojë në rritjen ekonomike lokale dhe zhvillimin më të barabartë në vend.
 
Çmimet e deritanishme për këto rajone deri tani kanë qenë prej 400 deri në 1600 për vendbanime dhe jashtë vendbanimeve.
 
“Vlerësuam se çmimet e deritanishme ishin joreale dhe të larta, dhe i kufizonin investitorët. Me vendimin e ri, çmimi për tjetërsimin e tokës ndërtimore në pronësi të RM-së do të zvogëlohet për 23 herë në 58 komuna. Çmimi i ri do të jetë 70 denarë për metër kub tokë ndërtimore, e cila do të dedikohet për përfundimin e parcelave ndërtimore dhe ndërtimin e objekteve të kategorisë sociale për kujdesin e të moshuarve, jetimëve, nxënësve dhe studentëve”,- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareveski.
 
Ky çmim dhe marrëveshja e drejtpërdrejtë do të vlejë vetëm për ndërtimin dhe kompletimin e këtyre objekteve me karakter social, toka tjetër e RM-së edhe më tej do të shitet me thirrje publike.
 
Ndërtimi i objekteve do të zhvillohet konform planeve urbanistike ekzistuese.
 
Qeveria në seancën e fundit miratoi vendimin për korrigjimet ligjore të çmimeve të tokës ndërtimore dhe procedurat për tjetërsimin e saj.
 
GAZMEND KURTISHI