Maqedoni
Shoqata e Gjykatësve dhe Ambasada holandeze, projekt për përforcimin e etikës gjyqësore
21.12.2017 16:41
Me ndihmë holandeze do të realizohet projekti “Përmirësimi i mekanizmave për përforcimin e etikës gjyqësore...

Me ndihmë holandeze do të realizohet projekti “Përmirësimi i mekanizmave për përforcimin e etikës gjyqësore - ndarja e praktikave të mira të rajonit dhe BE-së”, që ka për qëllim etablimin dhe funksionimin e trupit për etikë gjyqësore të Shoqatës së Gjykatësve.
Siç sqaroi kryetari i Shoqatës së Gjykatësve të Maqedonisë, Xhemali Saiti, projekti duhet të japë përkrahje për inicimin e funksionimit dhe zhvillimin e trupit këshilldhënës të etikës gjyqësore.
“Gjithmonë ka tentime për ndikim, ndërsa individuale është konstatimi në cilat situata ato ndikime janë efikase dhe si gjykatësit janë përballur me to. Gjykatësit duhet të udhëhiqen nga garancitë ligjore që u sigurojnë mbrojtje minimale edhe të integritetit personal lidhur me reagimin dhe miratimin e presionit politik dhe çfarëdo presioni tjetër”,- deklaroi kryetari i Shoqatës së Gjykatësve të Maqedonisë, Xhemali Saiti.
Edhe ambasadori holandez, Plomp, theksoi rëndësinë e funksionimit të pavarur të gjyqësorit, sepse ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
“Edhe sikur të ekzistonin ligjet më të mira, do të jem i qartë se nuk mjafton vetëm miratimi i tyre, edhe atëherë rezultatet do të ishin të këqija deri atëherë kur rregullat nuk aplikohen nga njerëz me integritet personal. Kjo është vetëm një nga arsyet pse të gjitha emërimet dhe zgjedhjet në sektorin e drejtësisë duhet të kenë për bazë meritat dhe të bëhen në mënyrë transparente”,- u shpreh ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Vilam Vauter - Plomp.
Projekti do të zgjasë 15 muaj ndërsa u dedikohet gjykatësve dhe institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe i njëjti duhet të përqendrohet në rezistencën e gjykatësve ndaj presioneve eventuale.
Projekti ka filluar të realizohet nga 1 dhjetori me financim të Ambasadës holandeze dhe në bashkëpunim me Shoqatën holandeze të Gjykatësve dhe Shoqatën e Gjykatësve të Serbisë.
GYLTENE SINANI
