Maqedoni
Intelektuale debatojne mbi integrimin
06.07.2014 17:14
Vetëm integrimi I plotë I të gjitha vëndeve të Ballkanit Perëndimorë në familjen Evropiane dhe strukturat e Alencës Veriatlanitike do tw praqesin garancë për stabilitetin e rajonit. Kwshtu është shrehur ministri i drejtësisë së Maqedonisë Adnan Jashari në kuadër të konferencës dy ditore shkencore në teme ”Integrimi si sfidë për vendet e ballkanit”

“Përmes konferencave të tilla përmes takimeve të tilla duhet me gjet rrugë duhet me gjet do të thot rrugë se si këto integrime njëherë e pergjithmonë të ndodhin”, shprehet ministri i drejtesis Adnan Jashari.
Ndërkaq Profesor DR Blerim Reka ka theksuar se vendeve të ballkanit përendimorë u nevojitet një shtytje konkrete sa I përket debllokimit të procesit integrues në këtë periudhë kritike në të cilën ndodhet jo vetëm Maqedonia por I gjith e rajonit.
“Konsideroj se iniciativa e re e Kancelares Merkel që të institucionalizohet një samit vjetorë cdo vit në fund të gushtit me vendet e ballkanit përëndimorë është një nismë serioze dhe kredibile e Gjermanisë për ta shtyrë para procesin e integrimeve evropiane. Deri më tani kishim vetëm premtime”, shprehet profesori univerzitar Blerim Reka.
Ndërkaq prof Dr Arsim Sinani, ekspert për cështje evropiane thekson se për shqiptarët e Maqedonisë me një rëndësi të vecantë është procesi I integrimit të Shqipërisë gjë që shihet si “levë” që do të ndihmojë për ngritjen e problemet të vështira me të cilat përballet Maqedonia.
“Për ne është prioritet Republika e Shqipërisë sepse , meqë integrimi I shqipërisë si shtet që kufizohet me shqiptarët ka impact ndikimi edhe në rajonin në tërësi duke ndikuar në faktorizimin e shqiptarëve” tha Arsim Sinani”, shprehet profesori univerzitar Arsim Sinani.
Këto komente u bënë gjatë konferencës shekncore organizuar nga Qendra për Mardhënie Evropiane dhe Studime Ballkanike mbështetur nga Komuna Tetova.
ZEJXHANE OSMANI