Maqedoni

Në Berovë -12, në Shkup minus nëntë

22.12.2017 09:05

Temperatura nën zero janë regjistruar në mëngjesin e sotëm në tërë Maqedoninë...

Më së ftohti -12 është në Berovë dhe në Mavrovë me -11. Në Shkup janë matur minus nëntë gradë, kumtoi DPHM.
 
Në mëngjesin e sotëm mbisundon mot i ftohtë, në pjesët veriore i kthjellët me vranësira të vogla deri mesatare lokale, ndërsa në pjesët jugore mesatare deri me vranësira të konsiderueshme. Do të fryjë erë veriore, posaçërisht në vendet më të larta dhe male.
 
Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ftohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë veriore deri mesatare veriore, posaçërisht përgjatë Vardarit. Temperatura më e lartë e ajrit do të lëvizë në interval prej 1 deri 7 gradë Celsius.
 
Në Shkup mot i ngjashëm. Temperatura më e lartë e ajrit do të arrijë deri 5 gradë.
 
Nesër do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa në pjesët veriore dhe në male do të ketë borë të dobët të përkohshme. Do të fryjë erë e përforcuar veriore. prej të dielës vijon periudhë e motit i qëndrueshëm dhe të thatë, ndërsa prej të hënës me rritje të konsiderueshme të temperaturave ditore./Mia