Botë

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Katalonjë, Puidgemont: Shteti spanjoll pësoi disfatë

22.12.2017 09:28

Lideri i përjashtuar i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka deklaruar që shteti spanjoll ka pësuar disfatë në zgjedhjet regjionale të jashtëzakonshme...

Në një fjalim nga Brukseli, ku Puigdemont është duke qëndruar, ai tha që këto zgjedhje janë një fitore për “Republikën e Katalonjës”. Partitë separatiste do të kenë shumicën, e reduktuar, në parlamentin regjional. Megjithatë, Partia Qytetare, e cila ka për qëllim që Katalonja të ngelet pjesë semi-autonome e Spanjës, është partia më e madhe. Si rezultat i kësaj ende nuk është e qartë kujt do t’i jepet mandati për formimin e qeverisë.

Qeveria qendrore në Spanjë ka shtrirë sundimin direkt në regjionin e Katalonjës dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi ky regjion shpalli pavarësinë pas një referendumi të mbajtur në tetor, të cilin qeveria qendrore e cilësoi ilegal.