Botë
Filipine, fundoset trageti me 251 pasagjerë
22.12.2017 10:21
Një traget me 251 pasagjerë është fundosur në Filippine, rreth 70 km larg brigjeve të Manilës...

Deri tani flitet për tetë të vdekur dhe 88 të zhdukur, por shifrat janë të pasakta theksojnë autoritetet. Roja bregdetare bën të ditur se shkak është bërë moti i keq me shira të rrëmbyeshëm që ka krijuar dallgë e stuhi në det.
Në ekipet e emergjencës kanë marrë pjesë helikopterë dhe anije ndihmëse, por të gjitha kanë hasur vështirësi të mëdha për shkak të dallgëve të mëdha. Autoritetet cilësojnë se trageti ishte autorizuar të kryente udhëtimin, por nuk i janë dorëzuar buletinet meteorologjike në respektim të procedurave. Kështu trageti nuk ka qenë i njoftuar për mbërritjen e stuhisë tropikale, e cila e fundosi në det të hapur.
