Fillon gjykimi “Target - Fortesa”
Sot fillon gjykimi për lëndën “Target - Fortesa” të Prokurorisë Speciale për përgjimin masiv dhe të paligjshëm të popoullatës, si dhe për shkatërrim të pajisjeve për përgjim...

Në këtë lëndë akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski, dhe i punësuari në DSKm Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski.
Sipas aktit të prokurorisë, mbi tre sisteme për përcjellje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008-2015, ilegalisht janë përcjellë 4.286 numra telefonikë, për të cilët nuk janë dhënë fare urdhra gjyqësorë.
Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së rëndësisë së urdhrave gjyqësorë në 1.541 numra, ose gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë. Për këtë lëndë seancë gjyqësore është caktuar edhe më 17 janar të vitit të ardhshëm.
