Maqedoni

Menduh Thaçi: I mbeshtesim protestat

06.07.2014 17:17

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka deklaruar se i mbështet protestat e shqiptarëve për rastin e fundit Monstra...

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka deklaruar se i mbështet protestat e shqiptarëve për rastin e fundit Monstra, ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm.
 
Ai theksoi se, e drejtë e cdo kujte është që te protestohet per padrejtësi, gjithashtu edhe per rastin e fundit “MONSTRA”, por protesta sipas tij, duhet drejtohet aty ku duhet. Për dhunë policore ndaj protestuesve shqiptar në Shkup nuk reagohet me fjalë, por me vullnet politik.
 
Thaci këto komente I bëri me rastin e përvjetorit të të PDSH-së.
 
“Pa dyshym edhe një her ju them se ne I mbështesim protestat.Ne i mbështesim protestat, mirëpo ne jemi edhe koka intelektuale dhe racionale. I lus të gjithë shqiptarët  mos ta humbin shpresën tek procesi demokratik, dhe mos ta humbin shpresën tek aleatet tanë BE, NATO-ja dhe SHBA-ja.Ne duhet ta ruajmë me shum këmbëngulje opozitën shqiptare këtu,një popull që nuk ka opozit shkatërrohet”, shprehet Kryetarë i PDSH-së, Menduh Thaci.
 
Ai me këtë rast rikujtoi figurën e Arbën Xhaferit ku tha se ai është vlerë ekskluzivisht e partisë demokaratike shqiptare edhe pse shum njërëz sipas tij mundohen të keqpërdorin figurën e tij. PDSH është parti e vetme kombëtare e shqiptarëve e cila vazhdon pa ndërprerë të luftojë për idenë e mëvetësisë ,autonomisë dhe vendimmarrjes të vet shqiptarëve për interesat e tyre. Lidhur me largimin e Zijadin Seles, Thaci tha se Ai nuk është i pari që ka tradhtuar PDSH-në.
 
FLORIJE KAMBERI