Maqedoni
Gjykata e Selanikut, vendim për ekstradimin e Grujovskit në RM
22.12.2017 12:25
Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Selanikut sot duhet ta bëjë të ditur vendimin për kërkesën e autoriteteve të Maqedonisë...

Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Selanikut sot duhet ta bëjë të ditur vendimin për kërkesën e autoriteteve të Maqedonisë për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit në Maqedoni.
“Presim që sot Gjykata ta kumtojë vendimin. Në seancat paraprake si dëshmitarë u morëm në pyetje vetëm unë dhe Aleksandar Dashtevski”,- ka deklaruar për Agjencinë e lajmeve MIA, avokati i të akuzuarve, Petar Vasilev.
Që të ekstradohen në Maqedoni ish-shefat DSK-së i ka propozuar prokurori Këshillit të Gjykatësve, sipas Agjencisë greke të lajmeve në seancën paraprake në Gjykatën e Selanikut.
Mbrojtja e Grujevskit dhe Boshkovskit ka pohuar se nuk bëhet fjalë për akuza të vërteta. Të dy të akuzuarit para Gjykatës greke kanë thënë se nuk duan të ekstradohen në Maqedoni sepse kanë druajtje për jetët e tyre dhe nuk do të ketë gjykim korrekt. Gjithashtu i ka mohuar akuzat për të cilat ngarkohet dhe i kanë vlerësuar si “ndjekje politike”. Përveç për ekstradim, Grujevski dhe Boshkovski kanë edhe dy procese të tjera në Greqi, të pavarura nga njëri-tjetri. Njëri është për falsifikim të pasaportave, me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikut.
Gjykimi pas tre shtyrjeve do të mbahet më 17 maj të vitit të ardhshëm. Rasti tjetër është pas kërkesës së parashtruar për azil më 29 nëntor. Grujevski dhe Boshkovski, ndërkohë, mbesin në paraburgim në afërsi të Selanikut.
