Ekonomi
Ministria e Ekonomisë, subvencione për 150 kompani
22.12.2017 15:09
Ministria e Ekonomisë ndau subvencione për 150 kompani, në kuadër të programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi të vitit 2017...

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, vlerëson se sipërmarrësia është forca shtytëse kryesore për zhvillim ekonomik, andaj vëmendje e veçantë do t’i kushtohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.
“Shpresoj se këto fonde, edhe pse modeste, do të vazhdojnë të jenë një stimul financiar që do të mundësojë zhvillimin e biznesit tuaj. Qeveria e RM-së dhe Ministria e Ekonomisë do të vazhdojnë të mbështesin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kështu unë do të ndaj me ju informacionin se në propozim buxhetin për vitin 2018 në programin për mbështetje të zhvillimit të NVM-së janë planifikuar mbi 38 milion denarë, që do të thotë se buxheti për këtë program është rritur për 60%”,- deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Mjetet në fjalë janë ndarë për implementimin e hallall standardit, ku 13 kompanive u janë ndarë 2.2 milionë denarë në kategorinë e mbështetjes financiare për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, kanë marrë subvencione 45 kompani në vlerë të 9.4 milion denarëve, në kategorinë kofinancim i projekteve për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 24 kompanive u janë ndarë 3.5 milion denarë, përderisa për kofinancim të projekteve të odave të zanatit dhe esnafit janë ndarë 1.1 milionë denarë për 7 kompani.
ERSAN PAJAZITI
