Maqedoni

Gjykata Penale, Mijallkov nuk do të gjykohet për rastin “Tortura”

22.12.2017 16:23

Gjykata Penale ka vendosur që për rastin “Tortura”, që ka të bëjë me arrestimin e Ljube Boshkovskit, të mos gjykohet ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov...

Për këtë rast do të gjykohen ish-shefi i njësitit Alfa dhe pesë pjesëtarë të saj. Me këtë vendim gjykata ka pranuar pjesërisht akuzën e Prokurorisë Speciale për lëndën “Tortura”.

Vendimin që të mos gjykohet i akuzuari i parë, Sasho Mijallkov, PPS pritet të ankimojë në Gjykatën e Apelit. Gjykata Penale ngjashëm pati vendosur edhe për rastin “Titanik 2”, duke vendosur të gjykohen anëtarët e KShZ-së, por jo edhe gjykatësit administrativë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. PPS ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit.