Të akuzuarit e “Monstrës”, takim të rastësishëm me Jankullovskën
Të akuzuarit në rastin “Monstra”, të cilët prej disa ditësh janë liruar për t’u mbrojtur në liri...

Të akuzuarit në rastin “Monstra”, të cilët prej disa ditësh janë liruar për t’u mbrojtur në liri, me obligimin për t’u paraqitur në gjykatë, si rëndom, edhe sot e kanë kryer këtë detyrim.
Por, në hyrje të gjykatës rastisi që derën tua hapte ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullosvka, e cila po dilte nga gjykata ku kishte marrë pjesë si e akuzuar në rastin "Target - Fortesa".
Jankullovska në ditën e arrestimit si ministre e brendshme e kishte etiketuar grupin si “Terroristë islamikë”, ndërsa pas takimit të rastësishëm në hyrje të gjykatës shihet si e komenton rastin me avokatin e saj, Petar Vasilevski, derisa Haki Aziri e Agim Ismailoviq futen në gjykatë pa iu bërë përshtypje prezenca e saj.
