Maqedoni
Kuvend, Bajram largohet nga koalicioni me VMRO-në
22.12.2017 19:12
Kuvendi Republikan sot i verifikoi mandatet e dy deputetëve, Dalibor Bogdanovski dhe Samka Ibraimovski...

Ata vijnë në vendet e deputetëve, Stevo Pendarovski dhe Vasko Kovaçevski, dorëheqjet e të cilëve paraprakisht u konstatuan, pasi Pendarovski është emëruar koordinator nacional i Maqedonisë për NATO, ndërsa Vasko Kovaçevski duhet ta ndërmarrë funksionin e drejtorit në REK Manastir.
Ndërkohë, deputeti dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Romëve të Maqedonisë, Amdi Bajram, njoftoi se largohet nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në.
