Puigdemont, i gatshëm të takojë kryeministrin spanjoll, Rajoy
Separatistët katalanjë janë gati të fitojnë pushtetin në rajonin e pasur spanjoll...

Separatistët katalanjë janë gati të fitojnë pushtetin në rajonin e pasur spanjoll, pasi zgjedhjet rajonale e përballin me pengesë të ashpër kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy, dhe liderët europianë që e mbështetën atë.
Pasi janë numëruar gati të gjitha votat, zyrtarët kanë thënë se partitë separatiste kanë fituar një shumicë elementare në parlamentin e Katalonjës.
Ky rezultat tregon se mund të vazhdojnë tensionet politike, të cilat kanë dëmtuar ekonominë e Spanjës.
Rajoy, i cili ka kërkuar zgjedhje pas shkarkimit të qeverisë së kaluar, ka shpresuar në atë që ka thënë “shumicë të heshtur”, e cila do të kundërshtonte separatizmin përmes votës.
Rezultati i papritur krijon situatë për kthimin në fuqi të presidentit të shkarkuar të Katalonjës, Carles Puigdemont, i cili ka bërë fushatë nga Brukseli.
Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka shprehur gatishmëri të takojë kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy.
Ai ka thënë se një takim i tillë do të mund të zhvillohej në ndonjë shtet të Europës.
“Jam i hapur për t’u takuar në Bruksel apo në ndonjë shtet tjetër të BE-së”, por jo në Spanjë, tha Puigdemont gjatë një fjalimi televiziv në Bruksel.
Ai gjithashtu tha se është i gatshëm të kthehet në Spanjë, nëse atij i garantohet se mund të marrë pozitën e udhëheqësit në një qeveri të re që do të mund të formohej në Katalonjë.
Puigdemont është në ekzil në Bruksel që prej muajit tetor, pasi kryeministri Rajoy shkarkoi Qeverinë rajonale në Katalonjë, pasi ky rajon mbajti referendum për pavarësi dhe shpalli Katalonjën republikë të pavarur.
