Maqedoni

Tetovë, policia përleshet me protestuesit

06.07.2014 17:29

Qindra protestues sot në Tetovë kanë protestuar në shenjë solidariteti me protestuesit e  Shkupit, kundër procesit gjyqësorë “Monstra”. 
 
Ata fillimisht u tubuan në sheshin Iliria dhe më  pas jane drejtuar nga qendra e Tetovës në drejtim të Gjykatës, duke vazhduar rrugës së Ilindenit. Protestuesit me flamur kombëtar brohorisnin parullat “poshtë qeveria”, UCK, duam drejtësi dhe parulla të tjera.
 
Por, tek udhëkryqi në afërsi të Universitetit Shtetëror të Tetovës protesta rezultoi me përleshje në mes policisë dhe protestuesve, pasi që kordoni I policisë kishte bllokuar rrugën që conte në drejtim të Selisë së BDI-së. 
 
Protestuesit disa herë tentuan të cajnë kordonin për të vazhduar drejt selisë së BDI-së. Gjatë përleshjes  policia ka gjuajtur me shok bomba, dhe ka hedhur gaz 
lotësjellës.
Si pasoj  disa prej protestuesve kanë marrë helmime ndërsa nga shok bombat tre persona kanë marrë lëndime në pjesë të ndryshme 
të trupit. Protesta ka perfunduar rreth ores 16. 
 
Kryeshefi i Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës Faredin Zenuni në një bised telefonike për programin tonë deklaroi se disa pjesetare te policise kane kaluar me lendime.  Gjate protestave te sotme ne Tetove nuk ka pasur te arrestuar.
 
MIFTAR EMINI