Ekonomia informale, Tairi: Dëmton buxhetin e shtetit
Ekonomia informale që nga themelimi i Maqedonisë e veçanërisht viteve të fundit....

Ekonomia informale që nga themelimi i Maqedonisë e veçanërisht viteve të fundit është problem i madh, pasi e njëjta merë pjesë me mbi 30% në buxhetin e shtetit. Ekonomia informale është ekonomi e cila nuk ju përgjigjet obligimeve ndaj shteti, vepron në ilegalitet, dëmton rëndë buxhetin e shteti ,krijon konkurrencë të pa drejt si dhe dëmton bizneset e regjistruara,shprehet ekonomisti Harun Tairi.
“Një gjë është e përbashkët se ekonomia informale është ekonomi e cila nuk ju përgjigjet obligimeve ndaj shtetit,është ekonomi e pa regjistruar e pa kontabilizuar,ekonomi që nuk paguan taksa,tatime,kontribute dhe të dhëna tjera të shtetit. Ekonomia informale krijon një konkurrencë të pa drejt,ekonomi e cila dëmton bizneset e regjistruara dhe ekonomi e cila dëmton dhe buxhetin e shtetit,për arsyeje se kemi më pakë të hyra tatimore .Sa më shumë kemi ekonomi informale kemi më pakë shkolla të ndërtuara,më pakë spitale,më pakë rrugë e infrastrukturë dhe më pakë të mira publike. Në të gjitha vendet e tranzicionit ekonomia informale është mbi 30%,në disa vende edhe 40-50,kurse në vendet e zhvilluara është nga 5 deri 10%.” – u shpreh ekonomisti, Harun Tairi.
Ekonomia informale sipas profesorit universitar Harun Tairi, ka impakt dhe lidhshmëri edhe në korrupsion, krimin e organizuar dhe në evazion tatimor. Ai thot se shteti dhe institucionet shtetërore duhet të trajtojnë mirë ketë ekonomi pasi sa më i fortë është shteti aq më e vogël është ekonomia informale.
“Vitet e fundit ekonomia informale është bërë problem në vete për arsyeje se ka impakt pasi ka një lidhshmëri me korrupsionin,krimin e organizuar,evazionin tatimor edhe pse nuk bartin një qasje të duhur institucionet apo në qarqet universitar sot është paraqitur domosdoshmëri qe ekonomia informale të trajtohet përmes institucioneve të shteti . Dhe është rregull sa më të fuqishme janë institucionet e shteti aq më e vogël është ekonomia informale. Duhet fillohet me masa preventive qe njerëzit të kuptojnë se kjo ekonomi dëmton bizneset ,dëmton konkurrencën jep mallra jo cilësor” – tha ekonomisti, Harun Tairi.
Sipas statistikave, ekonomia e zezë apo informale, më e theksuar është në Maqedoni, Kosovë Shqipëri, dhe Bosnjë me mbi 30 për qind, ndërkohë në shtetet evropiane, ky fenomen rezulton të jetë deri në 5 për qind.
Deri sa kuvendi i Maqedonisë dje votoi buxhetin më të madhe në historinë e tij,kjo ekonomi në shtetin ton vazhdon të rritet dita ditës e cila ka edhe ndikime negative në zhvillimin e ekonomisë së vendit. (Visar Sadiki, TVM2)
