Ekonomia gjatë vitit 2017, kriza politike ka ndikuar në ngecjen ekonomike, sfidat për vitin 2018, shteti i së drejtës ngelet sfidë kryesore
Ngërçi politik është manifestuar negativisht në trended zhvillimore të vendit.....

Ngërçi politik është manifestuar negativisht në trended zhvillimore të vendit. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave në dy katermujorët e parë të vitit 2017 shenohet rritje negative, ndërsa në atë të tretin ka rritje prej 0.2%.
Sipas drejtorit të OEMVP-së Drilon Iseni bizeneset kanë hezituar të investojnë më shumë apo të ofrojnë shërbime më cilësore, ndërsa shteti ka pasur institucione të bllokuara dhe nuk ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për bizneset.
“Në aspekt praktik kriza politike ka ndikuar në bllokimin e institucioneve publike dhe shtetërore, që në mënyrë direkte ka ndikuar në ofrimin e shërbimeve që shteti i ka vizavi komunitetit të biznesit, poashtu ka ndikuar në mosrealizimin e borxheve që kanë ndaj kompanive anëtare të Odës dhe kjo normalisht ka ndikuar në likuiditetin e komunitetit të biznesit në veprimtarinë e tyre afariste” – tha drejtori i OEVMP-së, Drilon Iseni.
Për të pasur një mirëqenie më të madhe dhe zhvillim më të mire ekonomik, qeveria duhet të fokusohet në zgjidhjen e problemeve të vjetra që ka pasur komuniteti i biznesit, të cilat janë qasja deri tek finansat dhe funksionimi I shtetit të së drejtës. Transparenca më e madhe, siguria dhe stimulimi nga ane shtetit janë kërkesat kryesore të kompnaive.
“Shteti i së drejtës ngelet një nga sfidat kryesore për biznesin, për faktin se biznesi nuk është përfshirë shpesh në sjhelljen e rregullativës ligjore e cila ka rezultuar me dënime të mëdhaja ndaj komunitetit të biznesit. Poashtu qasja në finansa, qeveria duhet të mendoj se si të stimuloj biznesin duke ofruar kredi të ndryshme me norma të interest më të ulëta dhe të përshtatshme për biznesin” – u shpreh drejtori i OEVMP-së, Drilon Iseni.
Sipas Isenit, duke marrë parasysh se kuartali i tretë i vitit 2017 kishte një tendencë pozitive, pritet që viti 2018 të jetë më pozitiv për faktin se ka konsolidim të institucioneve publike dhe funksionim më të mire të tyre, që do të ndikojë edhe në rritjen e investimeve. (Ersan Pajaziti, TVM2)
