VMRO – DPMNE, shëndeti i të arrestuarve të 27 prillit po rëndohet

23.12.2017 16:02

VMRO DPMNE-ja ka shprehur shqetësim në lidhje me gjendjen shëndetësore...

VMRO DPMNE-ja ka shprehur shqetësim në lidhje me gjendjen shëndetësore të personave që ndodhen në burg për shkak të ngjarjeve të 27 prillit.

Nga VMRO DPMNE-ja thonë se shëndeti i tyre dita ditës po rëndohet për shkak të kushteve çnjerëzore në burgjet ku janë vendosur.

“Në shënjestër janë këto patriotët të cilët i thanë Jo huntës, ndërsa nesër mund të jetë çdo qytetar i cili po mendon ndryshe hierarkia e pushtetit. Kjo çmenduri patjetër të ndalet, qytetarët nuk duhet të jenë viktimë e çmendurisë së pushtetit”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Ata kërkojnë ndërprerjen sa më shpejtë të proceseve të persekutimit politik dhe lirimin e të paraburgosurve.