Kumanovë, shoqatat kulturore: Jo kazinove pranë shkollave

23.12.2017 16:17

Kohëve të fundit në qytetin e Kumanovës është bërë dukuri hapja e lokaleve të lojërave të fatit...

Kohëve të fundit në qytetin e Kumanovës  është bërë dukuri hapja e lokaleve të lojërave të fatit, si kazino e bastore të ndryshme.

Edhe atë  e njejta ndodhë , në afërsi të objekteve shkollore. Vetëm në afërsi të Gjimnazit “ Sami Frashëri “, shkollës së mesme teknike dhe shkollës fillore “Bajram Shabani”  janë hapur disa sosh, e disa tjera janë në hapje e sipër. Kjo ka shkaktuar reagimin e ashpër të qytetarëve.

Së fundmi ashpër kanë reaguar edhe SHASH “Naim Frashëri”, “JKSH” dhe Klubi i shkrimtarëve “Jehona e Karadakut “, të cilat me moton “ Stop Kazinove” kanë nisur një fushatë për largimin e të njejtave në hapsira tjera larg objekteve shkollore.

“Ne si JKSH së bashku me ShASH  dhe Klubin e shkrimtarëve të Kumanovës kemi reaguar ashpër që këto kazino  të dislokohen në periferi të qytetit. Shpresojmë se do të kemi mirëkuptim me Qeverinë dhe Parlamentin por edhe me Komunën e Kumanovës që në një të ardhshme shumë të afërt këto kërkesa tona të mirren parasysh” - deklaroi Agim Behluli, kryetar i JKSH.

“Janë tubuar qytetarët, nxënës të shkollave të mesme, kemi përfaqësues të Bashkësisë Islame, të pushtetit lokal dhe arsimdashës. Sot janë tubuar të alarmohet kjo dukuri e cila e ka kapluar komunën e Kumanovës me hapjen e këtyre lojlërave të fatit, në veçanti Kazinove, që gjenden në afër shkollës së mesme teknike, gjimnazit, shkollave fillore “Bajram Shabani” e “ Naim Frashëri”” - nënvizoi Etem Xheladini nga SHASH “Naim Frashëri”.

Organizatorët e kësaj nisme paralajmërojnë debate konstruktive për elimin e kësaj dukurie në qytetin e Kumanovës. (Nexhat Aqifi, TVM2)