Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë, Dokiq: Pacientët do të kenë shërbime më cilësore

23.12.2017 16:49

Me një riorganizim të punës dhe paisje të reja teknike....

Me një riorganizim të punës dhe paisje të reja teknike pacientët do të kenë shërbime më cilsore në klinikën për pulmologji dhe Alergologji.

Kështu bëri të ditur drejtuesi i kësaj klinike, Dejan Dokiq. Ai njoftoi se klinika ka vënë një serë shërbimesh në një vend me qëllim që të përbmbushë më lehtë nevojat  pacientëve.

Për këtë qëllim është riorganizuar edhe orari i personelit duke vazhduar edhe në orët mbremjes, duke u forcuar me një specialist më shumë. Ndërsa në Qendrën e kujdesit ditor, është krijuar një orar me termine për të gjithë personat që pranojnë terapi, tha ai.

“Çdo pacient vjen në kohën e caktuar për të, me cka  çrrënjosëm praktikën e deritanishme, më shumë pacientë të presin rend dhe në fund të marrin terapi në të njëjtin shtrat.  Kemi lëshuar në përdorim dy numra telefoni  në të cilët mund të mërrni informacione për personat që janë të shtrirë në këtë  repart ose kolegët tjerë të cilët kanë dërguar pacientë për të marrë informacione për gjendjen e tyre” – tha Drejtori i klinikës për Pulmologji dhe Alergologji, Dejan Dokiç.

Në hyrje të Klinikës, është vënë sinjalizim elektronik në të cilin pacientët shtypin butonin për shërbimin që dëshirojnë, marrin numrin dhe presin që i njejti  të shfaqet në ekran, dhe pasi të jetë shfaqur numri ata hynë në dhomë për intervenim, në këtë mënyrë zvogëlohet rrëmuja, tha Dokiq

“Pak më tej kemi vënë sistem informimi, pacientëtë kanë mundësi në televizor ti shohin mjekët të cilët janë në ambulancë, të informohen për orarine tyre të punës, njoftohen me shërbimet dhe klinika orfon edhe cmimet për ata që vijne si pacientë privat. Higjena do të jetë shumë e lartë. Kemi vënë dispenser me dezinfektues në cdo dhomë,masaka për mbrojtje nga virusët, dorëza, kapela dhe mbathje të posaçme, çdo person që vjen për vizitë është i obliguar ti veshë para se të futet brenda” – tha Drejtori i klinikës për Pulmologji dhe Alergologji, Dejan Dokiç.

Drejtori i pulmologjisë dhe Alergologjisë njoftoi se ky repart është paisur edhe me një brohoskop të ri dhe se paisjet e reja dhe riorganizimi është bërë me mjete të kompanive  vendore dhe të jashtmë dhe për të njejtat nuk është shfrytëzuar asnjë denarë nga buxheti i këtij reparti. (Farije Dauti – Bakiju, TVM2)