Propozohen kandidatët për vendet e zbrazëta, Zaev: Shëndetësinë nuk do ta udhëheqë ASH

23.12.2017 17:59

Kryeministri Zoran Zaev përfundimisht ka dorëzuar në kuvend kandidatët....

Kryeministri Zoran Zaev përfundimisht ka dorëzuar në kuvend kandidatët për plotsimin e vendeve të zbrazta në kabinetin qeverisës.

Ai në një intervistë për televizionin ‘Telma’ u dha fund dilemave se kush do të udhëheqë me digasterin e shëndetësisë.

Sipas tij kandidati i propozuar i Aleancës për Shqiptarët për këtë dikaster ka qenë i papranueshëm për të ndërsa tha se dikasteri i shëndetësisë i ka takuar Aleancës për ta udhëhequr Arben Taravari.

“Shëndetësia i është dhënë Aleancës për shqiptarët për shkak të zotit Taravari dhe kjo nuk do të thot se patjetër duhet të ju takoj. Propozimi i ri është i papranueshëm, sepse nuk është Arben Taravari dhe ne i ofruam zëvendës kryeministër për reformat. Është e papërshtatshme, por kam përgjegjësi më të madhe. Ai ishte krah për krah me mua më 27 prill, por edhe me BDI-në dhe me partitë më të vogla. Unë dhashë gjithçka nga vetja, kam hapur debate kudo, por nuk kemi gjetur një zgjidhje. Unë shpresoj se dyert do të mbesin të hapura për bashkëpunim edhe në të ardhmen” – tha kryeministri, Zoran Zaev.

Kryeministri Zaev njoftoi se me shëndetësinë do të udhëheqë Venko Filipçe i cili deri më tani ka qenë këshilltar i tij në sferën e shëndetësisë, për zëvendës ministër të arsimit dhe shkencës ka propozuar Arbër Ademin nga BDI, ndërsa ministër pa portofol është propozuar Aksel Ahmedovski nga Partia për Emancipim të Plotë të Romëve.

Lidhur me këtë vendim të kryeministrit Zaev pritet të prononcohet edhe Aleanca për Shqiptarët. Vendimin për mbetje apo jo në qeveri në kushte të këtilla Aleanca për Shqiptarët pritet ta merr në Kuvendin Qendror i cili do të mbahet nesër në Gostivar. (Naim Ramadani, TVM2)