Kongresi i VMRO-DPMNE-së, Mickovski zgjidhet lider i ri i partisë

23.12.2017 18:09

Me 376 vota për dhe 52 të pavlevshme delegatët e VMRO-DPMNE-së në kongresin e 16-të...

Me 376 vota për dhe 52 të pavlevshme delegatët e VMRO-DPMNE-së në kongresin e 16-të, të jashtzakonshëm zgjodhën kandidatin e vetëm Hristijan Mickovski për pasardhës të Nikolla Gruevskit.

Përzgjedhjen së tij Mickovski e cilsoi si privilegj por edhe detyrim.  Në fjalimin e tij të parë si kryetarë i partisë ai u zotua se me gjithë kapacitetin e tij  do të jetë në shërbim të shtetit partisë dhe qytetarëve.

Tani është koha që të ngritemi të gjithë së bashku sepse VMRO-DPMNE e pret këtë nga ne ndërsa maqedonia atëdheu ynë e kërkon këtë prej nesh. Nevojitet një elan i ri enrgji e re. Populli ynë kërkon dritë dhe shpresë sepse kjo që për momentin po ndodhë në shtet nuk është as dritë as shpresë por errësirë dhe zhgënjim. Një gjë e di se gjithë kapacitetin tim dijen dhe energjinë do ta jap që ti shërbej maqedonisë, VMRO-DPMNE-së dhe qytetarëve të maqedonisë.  Vizioni im për maqedoninë është vendi për qytetarë të gzuar, maqedonisë i nevojitet ekonomi e fortë me ekonomi vendore të zhvilluar dhe investime të mësha në shtet, BPV stabil në nivel prej 4%. Do të luftojmë ta marrim pushtetin dhe më pas me masa aktive ekonomike ta zvoglojmë papunsinë” – tha kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Kongresin e bojkotuan disa deputetë të kësaj partie dhe bashkpuntorë të ngushtë të Nikolla Gruevskit si, Antonio Milloshovski, Ilija Dimovski, Nikolla Popovski, Trajko Veljanovski.  Ndërkaq Gruevski gjatë fjalimit të tij  tha se i vjen keq që Kongresi po zhvillohet në momente kur partia është e sulmuar nga jashtë por edhe nga brenda. Ai shtoi se, i dhemb shumë kur sheh se si sillen bashkëpunëtorët e tij të afërt, të cilët janë ndërruar brenda natës duke shtuar se ka qenë I informuar se se një pjesë e bashkëpunëtorëve kanë qenë të gëzuar për humbjen zgjedhore.

“Unë udhëheq këtë parti prej 14 vite e gjysëm dhe në këto 14 vjet patëm 10 fitore në zgjedhje me radhë dhe një humbje në zgjedhje që nuk ishin të rregullta. Në këto vite të suksesshme kam dhënë tërë kohën time për partinë dhe shtetin, duke hequr dorë nga koha e lirë dhe momente më të mira, duke u nënshtruar momenteve të stresit dhe momenteve jo të mira. Kam mbetur i fortë dhe stabil gjatë goditjeve më të rënda, por më vjen rëndë kur brenda natës shoh sjellje të tillë nga bashkëpunëtorët e mi të cilët janë nën presion” – u shpreh ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Lideri në ikje i kësaj partie, Nikolla Gruevski, gjatë fjalimit të tij paralajmëroi ligj për amnisti për ngjarjet e 27 prillit për të cilin tha se shpreson të gjejë mbështetje në Kuvend, pasi që siç tha ai është i nevojshëm pajtimi dhe falja.

Lideri në dorëheqje, Nikolla Gruevski në Kongresin në Vallandovë është shpallur për kryetar nderi të VMRO-së dhe i është ndarë pllakatë falënderimi për punën e tij në parti. (Naim Ramadani, TVM2)