Shpërthim në Filipine, 37 të vdekur
Të paktën 37 persona kanë vdekur nga një shpërthim shkatërrues i zjarrit...

Të paktën 37 persona kanë vdekur nga një shpërthim shkatërrues i zjarrit në një qendër tregtare në Filipine.
Zyrtarët filipinas kanë konfirmuar se shumica e viktimave ishin punëtorë të një qendre thirrjeje. Zëvendëskryetari i qytetit jugor të Davaos, Paolo Duterte, ka thënë se shansi për të mbijetuar për secilin nga personat e vdekur në qendrën tregtare “NCC” ishte zero.
“Le të lutemi për ta”, ka thënë Duterte, djali më vjetër i presidentit filipinas, Rodrigo Duterte. Raportohet se zjarri ka shpërthyer në një dyqan mobiliesh në nivelin e tretë të qendrës, dhe shumë shpejt e përfshiu katin e sipërm, ka thënë Teresita Gaspan, zëdhënëse komunale.
Gjashtë persona kanë arritur të shpëtojnë dhe janë dërguar në spital. Davao është rreth 500 milje në juglindje të kryeqytetit, Manila.
