Maqedoni

Kotevski: Ngritet padi ndaj shkelësve tëligjit

06.07.2014 17:52

Për gjashtë persona të arrestuar gjatë protestave ditën e premte është ngritur padi penale dhe nga ana e gjykatësit...

 
Për gjashtë persona të arrestuar gjatë protestave ditën e premte është ngritur padi penale dhe nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake u është shqiptuar masa e paraburgimit 8 ditorë ka njoftuar Zëdhënësi I MPB-së Ivo Kotevski.
 
Ai thas se MPB posedon dëshmi për ndjekje penale edhe për dy persona të tjerë,ndërsa për nentë persona të tjerë është vërtetuar përgjegjësi për kundërvajtje.Gjatë ditës së djeshmë janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë ,në rrjedhojë jane konsultime me prokurorine dhe nëse vërtetohet se ka bazë ligjore ato do të ndjeken penalisht.
 
Kotevski tha se MPB edhe më tej punon në identifikimin e personave të tjerë që morën pjesë në protestën e dhunshme.
 
“Nga masat e mara deri më tani janë identifikuar gjithsej 24 pjesmarrës në protestat e dhunshme ,6 prej tyre janë paraqitur në procedurë paraprake në gjykatën themelore 1.Kundër tyre është ngritur  padi penale për dyshym se të njejtit kanë kryer vepër penale pjesmarrje në turmë që pengon personat zyrtarë kryerje të detyrën.Këtyre gjashtë personave nga ana e gjykatës kompetente u është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 8 ditëve”, shprehet Zëdhënës i MPB-së, Ivo Kotevski.
 
FLORIJE KAMBERI