Eurosong 2018, Eugen Bushpepa dhe “Mall” perfaqësojnë Shqipërinë

24.12.2017 13:41

Kënga “Mall” e kantautorit të njohur Eugent Bushpepa u shpall fituese e Fest ’56....

Kënga “Mall” e kantautorit të njohur Eugent Bushpepa u shpall fituese e Fest ’56. Dhënia e kupës u shoqërua me emocione të shumta, brohoritje dhe duartrokitje nga publiku i cili e mbështeti vazhdimisht.

“Jam i kënaqur që do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurosong” tha Bushpepa. “I jam shumë mirënjohës RTSH” - shtoi ai.

“Mall” është një krijim muzikor dhe poezi i vetë fituesit Eugent Bushpepa, i njohur prej vitesh si një prej rokerëve më të mirë shqiptarë të dekadës së fundit.

“Shpresoj t’ju pëlqejë dhe t’ju ndihmojë të kaloni sadopak mallin që keni për dikë” tha Bushpepa kur kënga u publikua pak kohë më parë.

Por “Mall” jo vetëm u pëlqye, por është tashmë fituese. Në vend të dytë në Fest ’56 u rendit Redon Makashi me këngën “Egzistoj”, ndërsa në vendin e tretë Inis Neziri me këngën “Piedestal”.

Eugen Bushpepa dhe kenga Mall do te ngjiten në skenë për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin e madh të këngēs Europiane, që do të mbahet më 18 maj 2018 në Lisbonë të Portugalisë.

Shqipëria kishte nevojë për njē këngē të tillē të bukur, sidomos marrë parasysh dështimet me paraqitjet e fundit. Edhe pse është pērfaqēsuar me emra të njohur, pozitat e 17-ta Shqipëria i ka të shpeshta në festival, ndërsa pozitën e pestë e ka arritur me Rona Nishliun dhe pozitën e shtatë me Anjeza Shahinin, dy këngëtaret absolutisht më të suksesshme në përfaqësimin e shqiptarëve tanimë në 13 vite pjesëmarrje në Eurosong. (Gazmend Rexhepi, TVM2)