Brajan Hojt Ji, në vitin 2018 Athina e Shkupi të zgjidhin çështjen e emrit

24.12.2017 13:22

Në vitin 2018, Athina dhe Shkupi kanë mundësi të shkëlqyer ta zgjidhin çështjen e emrit....

Në vitin 2018, Athina dhe Shkupi kanë mundësi të shkëlqyer ta zgjidhin çështjen e emrit, tha Brajan Hojt Ji, zëvendës ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së, në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA – MPA.

Sipas tij lidershipi dhe vullneti i mirë i qeverive të dy vendeve janë inkurajuese.

“Lidershipi dhe vullneti i mirë që paradokohe e kanë shprehur dy qeveritë për këtë çështje janë inkurajuese. Negociatat do të jenë të vështira dhe të dy palët duhet të bëjnë kompromise, por si duket bisedat fillestare me ndërmjetësim të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic ishin konstruktive” – tha zëvendës ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së, Ji.

Ai e inkurajon edhe zërin pozitiv që e shikon te kryeministri Zoran Zaev në zbatimin e reformave dhe përmirësimin e marrëdhënieve me vendet fqinje. Ai vlerësoi edhe se zgjedhjet lokale kanë kaluar në atmosferë të respektimit të lirive themelore. Brajan Hojt Ji ka theksuar se nuk ekzistojnë plane të tilla lidhur me spekulimet se ai do të ishte ambasadori i ri amerikan në Shkup. 

Shtëpia e bardhë është e vetmja kompetente për ato çështje dhe nuk ka kumtuar diçka të tillë” tha Hojt për agjensinë greke të lajmeve ANA. (Gazmend Rexhepi, TVM2)