ASH-ja, vendos sot nëse do të mbetet pjesë e qeverisë

24.12.2017 13:00

Aleanca për Shqiptarët pritet që sot të vendos....

Aleanca për Shqiptarët pritet që sot të vendos nëse do të mbetet edhe më tej në Qeveri apo do të shkoj në opozitë.

Vendimi do të merret nga Kuvendi Qendror i partisë i cili po mbahet në Gostivar. Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev bëri të ditur në Televizionin Telma se Aleanca për Shqiptarët nuk do të marrë Ministrinë e Shëndetësisë, sepse propozimet për ministra tashmë janë dërguar në Kuvend.

Ai tha se dikasteri i shëndetësisë i ka takuar Aleancës për shkak të, tashmë kryetarit të Gostivarit, Arben Taravarit.