Garret: Vendin e presin detyra të mëdha drejt integrimit

24.12.2017 15:28

Maqedoninë e presin detyra të rënda gjatë vitit të ardhshëm....

Maqedoninë e presin detyra të rënda gjatë vitit të ardhshëm që të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në, vlerson ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Garet.

Ai në intervistën e përjavshme për Radion Evropa e Lirë, ka folur për zbatimin e reformave, Planin 3-6-9, dhe nxjerrjen e vendit nga shteti i “kapur”.

Garet është shprehur optimist se vendi mund të hapërojë drejt integrimit evropian. Reformat kyçe sipas tij janë shumë qartë të vendosura në Planin 3-6-9 ndërsa thotë se Ambasada britanike është e lutur se mund të ndihmojë në zbatimin e tyre”.

“Po, absolutisht. Mendoj se keni një kodër shumë të lartë në të cilën duhet të ngjiteni për të arritur atje deri në mesin e vitit të ardhshëm. Ka shumë për tu bërë në Planin 3-6-9, si dhe në “shtetin e kapur” – tha Ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet.

Nëse çështja e emrit mund të zgjidhet në një afat më të shkurtë Garet thotë se me vendosmërinë e duhur të palëve është absolutisht e mundur. “Për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për emrin do të jenë të nevojshme vendime të rënda dhe guxim i vërtetë politik”, thotë Garet.

“Mendoj se me vendosmërinë e duhur është absolutisht e mundur. Ne duhet të përqendrohemi në përfitimet që do të rrjedhin nga kjo zgjidhje. Për mua është e qartë se nëse zgjdhni këtë Maqedonia mund të ecë përpara drejt qëllimeve euro-atlantike që ka zgjedhur si qëllime, qëllime strategjike dhe nëpërmjet tyre, vendi të jetë më stabil, më i sigurt dhe më i pasur, sepse do të ketë përfitime të dukshme ekonomike prej saj” – u shpreh Ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet.

Për mundësinë e rrezikut nga një krizë e re politike në Maqedoni në rast se opozta vazhdon edhe më tej ta bojkotojë kuvendin, ambasadori britanik mendon se Maqedoni ka mbyllur një kapitull të krizave politike, që është një hap i mirë për të ecur para.

Por,ai shtoi se, gjendja ende është e brishtë dhe rreziku mbetet dhe se varet nga të gjitha palët të cilat duhet të sigurojnë se gjithçka që bëjnë është në drejtim të vendit për të ecë përpara. (Naim Ramadani, TVM2)