Çdo ushqim ka një histori, “Jufkat”, gatim tipik dibran
Mësuesja Mirushe me shumë dashuri na priti në shtëpinë e saj....

Mësuesja Mirushe me shumë dashuri na priti në shtëpinë e saj, për të na treguar mjeshtritë e ushqimeve tradicionale dibrane.
Ajo me mjaft nostalgji flet për kohën e kaluar kur sëbashku me mbesat dhe nuset e familjes tuboheshin dhe i hollonin jufkat. Ajo kohë kishte lezet të madh dhe nuk harrohet kurë vlerëson ajo.
“Ajo kohë kishte lezet të madh sepse mblidheshim të gjithë mbesat dhe nuset, përgatiteshte brumi i jufkave, për të ftollë i bënin burrat sepse ata kishin më shumë fuqi ndërsa ne i follonim me ofllagi, thaheshin dhe vendoseshin të thahen në çarshafë të pastra dhe pasi thaheshin priteshin me thikë” – tha Mirushe Qormemeti-njohëse e gatimeve tradicionale.
Dikur në Dibër rrallë gjeje shtëpi që nuk përgatiste jufka, të gjithë i gatuanin në ambientet e shtëpisë sepse në të kundërt do ju mbyllej dera, thonin kështu sepse kur shtëpia kishte jufka, kushdo që të vinte për drekë apo për darkë u thonin mirë se vini.
Në Dibër sofër pa jufka nuk ka thonë edhe nga familja Papraniku të cilët me zhvillimin e teknologjisë hapën kompanin e parë dhe të vetme në Dibër për prodhimin e jufkave.
“Në kemi jufkën tradicionale që prodhohet me qumështë dhe vezë, jufka tradicionale është sipas kërkesave, të gjëra , të holla dhe të ngushta” – tha Engjellushe Papraniku - Drejtoreshë në kompanin e Jufkave.
“Është e vërtet që ua kemi lehtësuar punën dibranëve dhe gratë në një aspekt më shumë më respektojnë pasi tek në nuk duhet të presin me ditë por për një ditë jufkat janë gati” – deklaroi Pronari i Kompanisë së Jufkave, Munir Papraniku.
Jufkat përgatiten si pilaf dhe si birjan varësisht prej shijes.
“Në Dibër përgadisim jufkat - birjan ashtu i themi, që bëhet me mishin e pulës dhe futen në furrë ose zien si pilaf” – thotë Krenar Trebishta - Kuzhinier.
Çdo gjë që është trashëguar nga të parët tanë është më e vlefshme dhe më e shëndetshme ndaj duhet të përcjellet nga brez pas brez. (Rina Turkeshi, TVM2)
