VMRO – DPMNE kërkon lirimin e menjëhershëm të paraburgosurve

24.12.2017 17:13

VMRO- DPMNE kërkon lirimin e menjëhershëm dhe ndalimin e proceseve të mëtejshme....

VMRO- DPMNE kërkon lirimin e menjëhershëm dhe ndalimin e proceseve të mëtejshme për të gjithë personat siç thonë ata nga persekutimi politik.

Ky është reagimi i parë i VMRO DPMNE, pas zgjedhjes së liderit të ri të kësaj partie, Kristijan Mickovski.

Nga kjo parti thonë se skadon paraburgimi 30 ditor i shqiptuar për të dyshuarit e 27 prillit dhe nuk ka asnjë bazë ligjore që ai të zgjatet. Sipas tyre tani një vendim tjetër do të jetë një urdhër politik i Zoran Zaevit për t’i frikësuar ata që nuk mendojnë si ai. Nga VMRO DPMNE thonë se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe për këtë duhet të jepet llogari.

Kryetari i ri i VMRO DPMNE-së Kristijan Mickovki i cili ditën e pari si lider i partisë e filloi me lutje në kishë, theksoi se në vend nevojitet falja dhe toleranca.

“Si njerëz dhe të krishterë duhet të mësojmë në falje, t’i ndjejmë gabimet të njëjtat ti kuptojmë, ndërsa ata që gabojnë duhet të mësojnë nga të njëjtat dhe mos t’i përsërisin. Si popull dhe qytetar i këtij shteti na nevojitet pajtim, tolerancë dhe mirëkuptim për të gjithë të tjerët” – tha lideri i VMRO-së, Hristian Mickovski.