Maqedoni

Katolikët dhe një pjesë e ortodoksëve e festojnë Lindjen e Krishtit - Krishtlindjet

25.12.2017 09:26

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e të krishterëve ortodoksë, të cilët udhëhiqen sipas Kalendarit gregorian sot e shënojnë Lindjen e Krishtit - Krishtlindjet...

Tradicionalisht, në Maqedoni festimi qendror me rastin e festës u mbajt në Kishën katolike "Zemra e shenjtë e Jezusit" në Shkup, ku mbrëmë pati liturgji të shenjtë të mesnatës.
 
Në liturgji morën pjesë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me bashkëshorten, zëvendëskryeministrat për Çështje Ekonomike dhe Çështje Evropiane, Koço Angjushev dhe Bujar Osmani, ministri pa resor i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi, Cvetanka Laskova, këshilltare për kulturpë e kryeministrit, përfaqësues të korit diplomatik, parti politike, bashkësi fetare...
 
Peshkopi i Shkupit dhe ekzarku apostolik në Maqedoni, Miro Stojanov. duke ua uruar Krishtlindjet besimtarëve katolikë gjatë liturgjisë e lexoi edhe porosinë e krishtlindjeve.
 
Krishtlindjet sot i festojnë edhe Kishat ortodokse greke, bullgare, rumune, ukrainase dhe gjeorgjiane, të cilat e pranuan kalendarin gregorian. Bota tjetër ortodokse e cila udhëhiqet sipas Kalendarit julian, mes të cilëve edhe kisha ortodokse ruse, serbe dhe maqedonase, Partiarkana e Jerusalemit, si dhe një pjesë e murgjve në Malin e Shenjtë, Krishtlindjet i festojnë më 7 janar. /mia