Botë
Afganistan, shpërthim në Kabul, 5 të vdekur
25.12.2017 10:18
Një sulm vetëvrasës me bombë ka tronditur Kabulin këtë të hënë, duke lënë të paktën 5 të vdekur...

Sulmuesi vetëvrasës hodhi veten në erë pranë zyrave të shërbimit të fshehtë afgan në kryeqytetin e vendit. Viktimat, në mesin e të cilëve është edhe një grua, ishin udhëtarë rastësorë që gjendeshin në një makinë pranë vendit të shpërthimit.
Edhe pse nuk ka ende asnjë përgjegjës zyrtar për sulmin, autoritetet dyshojnë se ai mund të jetë shkaktuar nga talibanët dhe ISIS-i, që janë përgjegjës për të gjitha sulmet e fundit ndaj forcave afgane të sigurisë.
