Maqedoni
Një banor i Manastirit vdiq në një aksident rrugor afër Mogilës
25.12.2017 11:58
Banori i Manastirit R.G. (40) e humbi jetën në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Manastir - Mogila...

Sipas SPB-Manastir, informojnë se aksidenti rrugor ndodhi në vendin e quajtur "Tulanata" kur shoferi R.G. duke drejtuar makinën e tij të tipit "Audi-A" për arsye të panjohura ka dalë nga rruga, pas ç'ka ka rënë në kanal, ndërsa nga lëndimet e marra, shoferi R.G. ka vdekur në vendin e aksidentit rrugor.
Ekipet e SPB-Manastirit dhe Prokuroria Publike Themelore kanë kryer ekspertizë dhe urdhëruan autopsi për të përcaktuar shkaqet e aksidentit që ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Manastir - Mogila./mia
