Maqedoni

Mesazhe urimi për festat e Krishtlindjes

25.12.2017 12:29

Me rastin e festës së Lindjes së Krishtit, të gjithë besimtarëve të krishterë, katolikë dhe një pjesë të besimtarëve ortodoksë...

Me rastin e festës së Lindjes së Krishtit, të gjithë besimtarëve të krishterë, katolikë dhe një pjesë të besimtarëve ortodoksë mesazhe urimi u dërguan nga kryeministri i vendit, Zoran Zaev, si dhe kreu i Kuvendit Republikan, Talat Xhaferi.
 
“Çdo vit, Lindja e Krishtit është një shpresë e re për të nesërme më të mirë për çdo njeri, në çdo familje”,- ka shkruar në urimin e tij kushtuar besimtarëve të krishterë kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev.
 
“Në çdo shtëpi dhe në shoqëri jemi ftuar të marrim pjesë për të ndërtuar botë më humane dhe të drejtë, me bindjen se në paqe dhe qetësi kemi mundësi për ardhmëri me prosperitet për të gjithë”,- tha kreu  i Kuvendit Republikan, Talat Xhaferi, në mesazhin e urimit, me rastin e festës së Krishtlindjeve. 
 
Festen e kërshëndellave të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe katolikë ua ka uruar edhe presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov.
 
"Më paraqet kënaqësi të posaçme në këto ditë festive t'u uroj festën e madhe të Lindjes së Krishtit - Krishtlindjet. Duke festuar Krishtlindjet, ne përkujtohemi për një nga momentet më të mëdha të historisë - ditën kur djali i Zotit, për shkak të dashurisë ndaj njerëzimit, u mishërua dhe u bë njeri. Lindja e Krishtit - si një nga ditët më të ndritshme dhe më të lartësuara në krishterim duhet të na nxisë drejt mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë si kusht për sukses të shoqërisë”,- theksohet në urimin e Ivanovit për Krishtlindjet. 
 
Ditën e kërshëndellave besimtarëve katolikë dhe ortodoksë ua kanë uruar edhe partitë politike.