Preshevarët votuan për pushtetin lokal
Banorët e Luginës së Preshevës votuan për kryetarin e ri, por nuk dihet se kur mund të priten rezultatet e para...

Në komunën e Preshevës, sipas komisionit zgjedhor, rreth 38 mijë qytetarë kishin të drejtë vote në 38 njësi të shpërndara në tërë komunën e Preshevës.
Në zgjedhjet e parakohshme morën pjesë 8 subjekte politike, 7 shqiptare, ndër të cilat janë: Aleanca për Ndryshim, Partia Demokratike Shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Bashkimi Demokratik i Luginës, Lëvizja për Reforma e PDSh-së, Unioni Demokratik Shqiptar, PD, si dhe Lista e Bashkuar Serbe.
Ndër kërkesat kryesore të qytetarëve janë: punësimi i të rinjve dhe njohja e diplomave të Kosovës, pasi shumica e të rinjve diplomohen atje.
Jozyrtarisht merret vesh se Alternativa për Ndryshim në komunën e Preshevës ka fituar bindshëm zgjedhjet lokale, duke kryesuar gati në të gjitha qendrat e votimit, duke u thirrur në rezultatet e para nga vendvotimet ku janë numëruar votat.
