Botë

Filipine, minibusi përplaset me autobusin, 20 të vdekur

25.12.2017 14:20

Të paktën 20 persona mbetën të vdekur kur një minibus me pelegrinë që udhëtonte në krahun e kundërt....

Të paktën 20 persona mbetën të vdekur kur një minibus me pelegrinë që udhëtonte në krahun e kundërt të rrugës u përplas me një autobus në provincën La Union, në veri të Filipineve. Në mesin e 20 viktimave është edhe një foshnje 5 muajshe, si dhe shoferi i minibusit, ndërsa nuk ka asnjë të lënduar në autobusin që u përplas me të.  Edhe pse në rrugë shihen shenjat e frenimit të fortë të autobusit, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar fatkeqësinë.
 
“Sipas hetimeve tona paraprake, shoferi i autobusit po e ngiste mjetin në linjën e autobusëve në krahun e kundërt të rrugës dhe përplasja ishte e pashmangshme”,- deklaroi shefi i Policisë së Agos, Roy Villanueva.
 
Jepnei, mjeti më i përdorur i transportit në Filipine, ishte plot me besimtarë që po ktheheshin nga kisha, por askush nuk e di arsyen përse ai po udhëtonte në krahun e kundërt të rrugës dhe tashmë u mbetet organeve të hetuesisë të zbardhin rastin.
 
BELINDA KOKA-ADEMI