Krishtlindja në Shqipëri, festë për katolikët dhe ortodoksët shqiptarë
Besimtarët katolikë dhe ortodoksë në të gjithë Shqipërinë....

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kanë kremtuar lindjen e Krishtit.
Qytetarë të besimit katolikë janë mbledhur në Kishën e Shën Palit dhe në atë ortodokse për të festuar lindjen e Jezu Krishtit e për t’u lutur për paqe, dashuri dhe begati. Ceremonia në Kishën e Shën Palit në Tiranë u drejtua nga imzot Xhorxh Fernando, që përcolli mesazhin e dashurisë mes njerëzve.
Një ceremoni është zhvilluar tek Kisha Ortodokse Shqiptare nën drejtim të kryepeshkop Anastas Janullatos, i cili një ditë më parë mori nënshtetësinë shqiptare.
Besimtarët katolikë dhe ortodoksë përcollën mesazhet e tyre me rastin e festës së Krishtlindjes.
Krishtlindjen e kanë uruar edhe politikanët shqiptarë, të cilët luten për më shumë begati e mbarësi për shqiptarët kudo janë. (Luljeta Ndoka, TVM2)
