Maqedoni
Qamili: Liria e shprehjes eshte garantuar me ligj
06.07.2014 18:46
Zëvendës ministri i punëve të brendëshme Zemri Qamili në një intervistë dhënë mediave në Shqipëri...

Zëvendës ministri i punëve të brendëshme Zemri Qamili në një intervistë dhënë mediave në Shqipëri duke i vlerësuar protestat e tri ditëve të kaluara ka thënë se ato fillimisht nisën të qeta por me vone erdhi ne shprehje edhe dhuna. Sipas Qamilit, e drejta e lirisë së shprehjes dhe manifestimit është e mbrojtur, por në ngjarjet e ditëve të fundit, situata u agravua pasi u dëmtuan institucionet dhe ruajtësit e rendit.
E drejta e lirisë së shprehjes dhe e manifestimit të pakënaqësisë, është e garantuar me ligj dhe me kushtetutë. Punët ndryshojnë kur tejkalohet kjo, kur si në rastin në fjalë, protestuesit manifestojnë agresivitet si ndaj pronës, ashtu dhe mbrojtësve të rendit, pra pjesëtarëve të policisë.
Për hir të së vërtetës, protestat nisën të qeta, mirëpo më vonë nga një grup personash të dhunshëm situata doli jashtë kontrollit. Pati thyerje të xhamave, dëmtime të makinave dhe sulme me objekte të forta ndaj pjesëtarëve të policisë.
Bilanci i protestave të së premtes në Shkup ishte 27 policë të lënduar dhe tre qytetarë të cilët po ashtu kërkuan ndihmën e mjekut. Aktualisht po bëhet edhe vlerësimi i dëmeve materiale. Po përsëris, liria e shprehjes dhe manifestimi i protestës, është e garantuar me ligj.
Mendoj se qytetarët e pakënaqur me një vendim gjykate duhet të kenë durim në mënyrë që instancat më të larta gjyqësore të thonë fjalën e vet, ka thënë zëvendësministri i punëve të brendëshme Zemri Qamili.
