Apeli: Rasti “Traektorja”, Gruevski në bankën e të akuzuarit

26.12.2017 09:30

Ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit Janakieski dhe ish zëvendëskryeministrit...

Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit, Janakieski, dhe ish-zëvendëskryeministri, Peshevski, pas  disa anulimesh të seancave gjyqësore, sot sërish përballen me “bombat” e Prokurorisë Speciale Publike për rastin “Traektorja”.

Seanca gjyqësore për rastin në fjalë tash më disa herë është anuluar nga shkaku se pala e akuzuar  kërkonte që t’i marrë materialet e përgjuara.

Prokurorja Speciale, Lile Stefanova, tha se të akuzuarit në çdo kohë gjatë procedurës parahetimore dhe në procedurë hetimore kanë pasur mundësi të kontrollojnë dëshmitë. Ajo tha që mund t’u japin vetëm transkriptin, por jo edhe materialet audio.