Konferencë përfundimtare për projektin e Habitat Maqedoni për modele të qëndrueshme për punësimin e romëve
26.12.2017 09:54
Rezultatet nga projekti "Modele të qëndrueshme për punësimin e romëve"...

Rezultatet nga projekti "Modele të qëndrueshme për punësimin e romëve" do të prezantohen në konferencën përfundimtare sot në Shkup, në organizim të Habitat Maqedoni.
Në konferencë, siç është paralajmëruar, do të hapet diskutim për modelin për punësimin e romëve, i zhvilluar në suaza të projektit.
Projekti është zbatuar në bashkëpunim me Qendrën për bashkësinë rome "Drom" nga Kumanova dhe Shoqatën e biznesit dhe konsulentë "Kreacia" nga Shkupi.
