Prezantim i studimit të gamës të formave të ndryshme të dhunës seksuale
Rrjeti nacional kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare sot do ta prezantojë...

Rrjeti nacional kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare sot do ta prezantojë "Studimin e gamës për format e ndryshme të dhunës seksuale në Republikën e Maqedonisë".
Nga Rrjeti nacional informojnë se studimin e kanë përpunuar me qëllim të marrjes së njohurive për atë se sa dhuna seksuale dhe shqetësimi seksual njihet në vendin tonë, si dhe për atë sa dhe si reagohet në raste të dhunës dhe shqetësimit seksual.
Në përpunimin e studimit janë marrë informacione nga institucionet, janë zbatuar onlajn pyetësorë, intervista individuale dhe fokus grupe me përfaqësues relevantë nga institucionet dhe organizata civile.
Dhuna seksuale dhe shqetësimi seksual janë lloje të dhunës të bazuar në gjini, të cilat më pak njihen tek ne, ndërsa me të cilat gratë dhe vajzat çdo ditë përballen, theksojnë nga Rrjeti nacional kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje.
