Përleshje në Aden, brenda 24 orëve humbin jetën 60 kryengritës shiitë
Mbi 60 kryengritës shiitë huthë dhe ushtarë të forcave proqeveritare....

Mbi 60 kryengritës shiitë huthë dhe ushtarë të forcave proqeveritare kanë humbur jetën për një 24 orë gjatë përleshjeve në provincën Hodejda, në Jemein perëndimor, kumtuan burime nga forcat e sigurisë dhe përfaqësuesve spitalor.
Aeroplanët e koalicionit të kryesuar nga Arabia saudite dhe forcave tokësore proqeveritare jemenase e përforcuan fushatën ushtarake në këtë provincë e cila është nën kontroll të huthëve, pasi më 19 dhjetor kryengritësit lansuan raketë balistike drejt kryeqytetit saudit Riad.
Mes forcave proqeveritare ka 12 të vrarë dhe 19 persona të lënduar. Qyteti Hodejda, qendër administrative kryesore e provincës jemenase me të njëjtin emër, është me rëndësi qendrore, sepse porti i saj në Detin e Kuq është hyrje kryesore për mallin e importuar në vend.
